Flash News

Ditari i Opozitës

Analisti Iljazaj dhe Boçi sherr në emision: Ti je ngelës...

Analisti Iljazaj dhe Boçi sherr në emision: Ti je ngelës...

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe analisti Ervis Iljazaj janë përplasur në studion e emisionit “Open”.

Debati me tone të ashpra u shkaktuar pasi Iljazaj duke iu drejtuar Boçit i tha se ishte ngelës.

Boçi i është kundërpërgjigjur menjëherë duke i thënë se është një njeri alogjik e ofendues, ndërsa i ka thënë të ndalojë se ka “folur shumë”.

Pjesë nga debati:

Iljazaj: E djathta sot për sot është frakturë politike, ndarje shoqërore, politike dhe ideologjike. Sot është e djathta Berishiste dhe ajo jo Berishiste. Nuk janë grupet Parlamentare që caktojnë partitë, por e kundërta.

Boçi: Mos kundërshto se je out.

Iljazaj: Ti je ngelës në këtë lëndë.

Boçi: Kush je ti që më flet me këtë gjuhë. Qenke dhe njeri alogjikë dhe ofendues. Boll e boll se fole shumë. Qenkam unë… ti kujt i drejtohesh? Qenkam unë ngelës. Kam 32 vite që merrem me auditorë. U bëre ti të më thuash që jam ngelës. Ti je nga ata që paguhen për të thënë fjalën. Ty duhet të të vijë zor. E mbyllim këtu se skam ndërmend të merrem me ty.

Të fundit