Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimimi i koalicionit PD-ASHM, Kolegji Zgjedhor u vendos sot 'vulën' zgjedhjeve të 11 Majit

Ankimimi i koalicionit PD-ASHM, Kolegji Zgjedhor u vendos sot

Kolegji Zgjedhor pritet të mbyllë përfundimisht betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sot, në orën 10:00, ka nisur seanca për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, e cila kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve me pretendimin se procesi është shoqëruar me parregulli dhe shkelje të rënda ligjore.

Pas dorëzimit të padisë nga koalicioni, u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese pranë Gjykatës Administrative të Apelit, e cila do të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KQZ. 

Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë:

Lutfije Celami – Relatore

Entela Shedula – Anëtare

Alma Kodraliu – Anëtare

Ornela Naqellari – Anëtare

Enkel Peza – Anëtar

Të fundit