Flash News

Ditari i Opozitës

Ankimimi i Veliajt në Kushtetuese, Gjokutaj: Manovër që i intereson Ramës, shtyn zgjedhjet

Ankimimi i Veliajt në Kushtetuese, Gjokutaj: Manovër që i

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për ankimimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Gjokutaj tha se shkarkimi mund të përdoret nga Veliaj si manovër për të fituar kohë dhe për të pezulluar zgjedhjet e përkohshme në Tiranë.

Gjokutaj deklaroi se qeverisë i intereson që çështja të shkojë në Gjykatën Administrative për të fituar më shumë kohë.

“Leverdia e zotit Veliaj në lidhje me këtë konflikt që ka me VKM-në që e shkarkon nga detyra është se dëshira është të shkojë në GJK, sepse, me të marrë ankimimin, menjëherë çështja pezullohet. Pezullimi i kësaj çështjeje i intereson, sepse i jep kohë.

Ndërsa në Gjykatën Administrative ndiqet një procedurë tjetër, çështja vazhdon. Avokatët duhet t’i bëjnë gjyqtarit një kërkesë dhe t’i kërkojnë pezullimin e VKM-së, pra pezullimin e shkarkimit, deri kur Gjykata Administrative të marrë një vendim të formës së prerë.

Kjo çështje, në njërën nga gjykatat, do të gjykohet. Kështu që edhe nëse nuk e gjykon GJK-ja, ajo e kalon për kompetencë tek Gjykata Administrative.

Ajo që i intereson Ramës dhe qeverisë është koha deri kur gjykatat do të marrin një vendim përfundimtar. Le të shikojmë, sepse Gjykata e Apelit zgjat në kohë. Është më e vështirë sa i përket pezullimit, sepse sigurisht gjyqtari administrativ nuk ka mbrojtjen që ka një gjyqtar kushtetues në vendimmarrje dhe do të ketë një trysni të madhe ndaj atij gjyqtari, i cili mund të marrë një vendim për pezullimin e ekzekutimit të VKM-së.

Erion Veliaj mund të mbetet në detyrë dhe kjo pastaj pezullon shpalljen e datës së zgjedhjeve dhe shtyn zgjedhjet.

Avokatët e Veliajt i janë drejtuar GJK-së dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë. A do t’i japë kompetencë gjykimi vetes apo do të shpallë moskompetencë dhe do t’ia kalojë Gjykatës Administrative?

Problemi është se janë tre pika, Shkelje e rëndë e Kushtetutës, ku qeveria e bën vetë drejtpërdrejt, por konkretisht nuk mund ta bëjë vetë sepse ka një proces penal dhe duhet një vendim i formës së prerë për të prishur mandatin”, tha Gjokutaj.

Të fundit