Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli e kthehu për gjykim çështjen, reagon avokati i Mediut: Vendim anti-kushtetues, do reagojmë me të gjitha mjetet

Apeli e kthehu për gjykim çështjen, reagon avokati i Mediut:

Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që vendosi të rikthejë për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Visha nuk është dakord me vendimin e gjyqtares Saida Dollani, duke e konsideruar të pavlefshëm dhe në kundërshtim me një legjislacionin vendas dhe Konvetën për ët Drejtat e Njeriut.

Avokati Mediut shton se është hera e parë, ku një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë.

Duke nënvizuar se vendimi cënon parimin e sigurisë juridike, Visha bën me dije se pasi të njihet mirë me arsyetimin e Dollanit do të reagojë me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

Reagimi i Vishës:

Në cilesinë e perfaqesuesit ligjor të z.Fatmir Mediu shpreh sa me poshte:
Vendimi i deklaruar ne media nga  gjyqtarja e Apelit te Posaçëm, perben nje akt jo-kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit.

Ai (vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji. Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njejta çështje (kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga Gjykata e Shkalles Pare dhe Gjykata e Apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze, afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe.

Pasi të njihemi me “arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme.

 

Të fundit