Flash News

Ditari i Opozitës

Armina dhe Shkëlzeni kurorëzojnë dashurinë, Berisha bën urimin e veçantë

Armina dhe Shkëlzeni kurorëzojnë dashurinë, Berisha bën

Prej afro 9 vitesh të lidhur, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot dashurinë e tyre në një ceremoni martesore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar një foto familjare në Facebook duke bërë një urim të veçantë për çiftin.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkruan Berisha.

Rreth 300 të ftuar do të marrin pjesë ne dasmën e Shkëlzenit dhe Arminës. Pak më parë u publikuan dhe disa foto nga ceremonia e çiftit, ku të dy shfaqeshin duke pozuar krah njëri-tjetrit.

Të fundit