Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Behar Bajrit, Berisha: Mori pjesë aktive në mbledhjet që zhvilloi Spiropali për zgjedhjet

Arrestimi i Behar Bajrit, Berisha: Mori pjesë aktive në mbledhjet

Kryedemokrati  Sali Berisha ka hedhur akuza se Behar Bajri, i cili u arrestua në Francë pasi doli në përgjimet e EncroChat, u informua dhe më pas u largua nga vendi.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, nga selia blu Berisha tha se mandati i Shkodrës është mandate mbi krimin.

“Është një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që zhvilloi Spiropali, ndrikulla e krimit.

Mandati i Shkodrës është mandate mbi krimin. Është një akt tmerrësisht i rëndë, që qytetarët e Shkodrës s’do e pranojnë kurrë. Karrigia e atij që është instaluar në Bashki, janë të fshehura vrasjet”, tha Berisha.

Të fundit