Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Berisha nxjerr dokumentin: Një aset rus ishte këshilltari i Ramës

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Berisha nxjerr dokumentin:

Kreu i PD, Sali Berisha shkruan se Charles McGonigal, një ish-zyrtar i FBI në Nju Jork i arrestuar si bashkëpunëtor me një oligark rus ishte këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, Charls Mc Gonigal ishte nën hetim të thellë për lidhje me rusët dhe po kështu juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, sms, telefonatat e tij me Edi Ramën, mbasi ai kishte shërbyer edhe si këshilltar për Edi Ramën.

“Edi Rama në hetim!

Të gjitha mediat e mëdha amerikane të Europës dhe botës informojnë me gërma të mëdha në faqe të para se:

Arrestohet Charls Mc Gonigal, shefi i konterineleigjencës së FBI për Neë Yorkun, këshilltari i ngushtë i Edi Ramës.

Ai u kap në flagrancë të merrte para nga një agjent i huaj (rus).

Në shtator të këtij viti mediat amerikane njoftuan se ish drejtori i konterinteligjencës së FBI për Neë Yorkun, Charls Mc Gonigal ishte nën hetim të thellë për lidhje me rusët dhe po kështu juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, sms, telefonatat e tij me Edi Ramën, mbasi ai kishte shërbyer edhe si këshilltar për Edi Ramën. Pra Edi Rama kishte zgjedhur për keshilltar nje aset rus”, shkruan Berisha.

 

Të fundit