Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i kryebashkiakut të PS, reagon Basha: Fillim i mbarë, por do varet nga pavarësia e drejtësisë

Arrestimi i kryebashkiakut të PS, reagon Basha: Fillim i mbarë, por do

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK në qytetin e Lushnjës ku u arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë, pasi akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Fatos Tushe u arrestua pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar.

Arrestimet e sotme, kryedemokrati i cilëson si një fillim të mbarë, por sipas tij, kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e hakmarrjes për drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.

Të fundit