Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë, Salianji: Njihet për lidhjet me krimin dhe keqpërdorjen nga PS

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë, Salianji: Njihet për

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas masës ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, i cili së bashku me Nikollaq Pallën ishin të pranishëm në momentin kur u vra Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas Salianjit në një reagim në Facebook, Nushi njihet për lidhjet e tij me krimin, ndërsa sjell në vëmendje një audiopërgjim të denoncuar nga PD, ku Albert Nushi flet me një të dënuar që u përdor për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Reagimi i plotë:

Albert Nushi ish drejtor i policisë Qarku Fier dhe ish zv/drejtor ne Elbasan njihet botërisht për lidhjet me krimin dhe keqpërdorjen që i bën Partia Socialiste si ndërmjetës i krimineleve! Njerez si ai e turpërojnë uniformën e shtetit dhe janë damka më e shëmtuar e saj!

Në përgjimet zyrtare të ish Prokurorisë së Krimeve të rënda, Albert Nushi flet me një të denuar recidivist që u përdor për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm Xhafaj. Pas mesit të natës krimineli ordiner telefonon ish drejtorin e Fierit ne ate periudhë dhe e vendos nën urdhera, nën agresion verbal dhe i kërkon lek, drejtori i përulet i premton lek sa herë që telefonohet!

Me pas Nushi gënjen ne deklarimet ne prokurori duke dhenë deklarim të rremë para prokurorit sikur nuk kishte asnjë kontakt apo njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti!

Nesër edhe njehere faktet dhe provat zyrtare të prokurorisë se si përdoret policia e shtetit nga krimi!

Nëse ish drejtori do ishte arrestuar kur ne e dononconim me prova si shërbëtor i fëlliqur i krimit, sot nuk do kishim pasoja të rënda shteti ligjor do ishte në avantazh ndaj llumit të krimit!

Po e ripostoj një prej videove me fjalor +18 biseda në 00:18 pas mesnate mes një drejtori policie dhe një krimineli ordiner, video siç e kemi denoncuar në momentin e inkriminim të tij të plotë, vetëm drejtësia e kapur politikisht nuk mundi të veprojë! Audiopërgjimi është zyrtar nga prokuroria!

 

Të fundit