Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Amant Josifit, Berisha: U mbajt i fshehtë një javë nga Taulant Balla dhe Edi Rama

Arrestimi i Amant Josifit, Berisha: U mbajt i fshehtë një javë

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për lajmin se është arrestuar në Dubai ish-këshilltari i Olta Xhaçkës.

Berisha ka deklaruar se Josifi, është arrestuar 1 javë më parë në Dubai. Por sipas Berishës kjo është mbajtur e fshehtë nga kryeministri Edi Rama.

Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi.

Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.

Si ndodhi kjo?

Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh.

Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.

Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë.

Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht.

Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama.”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Të fundit