Flash News

Ditari i Opozitës

”Asnjë ish-ministër në qeveri”, Mediu: Basha vendos për veten, jo për koalicionin. PR e meriton të ketë një përfaqësi

”Asnjë ish-ministër në qeveri”, Mediu: Basha vendos

Pak ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se në qeverinë e tij nuk do të ketë asnjë ish-ministër. Lidhur me këtë deklaratë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Basha vendos për veten dhe jo për koalicionin. Sipas tim këtë çështje e ka diskutuar me të dhe nuk e ka pasur me aleatët. Sipas Mediut, Partia Republikane e meriton që në qeverinë e ardhshme të ketë një përfaqësues. 

Fatmir Mediu ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë "Berisha", dhe sipas deklaratës së Bashës, ai nuk mund të marrë drejtimin e ndonjë ministrie.

"Basha vendos për veten e vet, jo për koalicionin. E kam diskutuar, s’ka pasur me aleatët. Basha është kryeministër i koalicionit, por jo kryetar i partive. Nuk lidhet me faktin do jetë apo jo Mediu. PR e meriton të ketë një përfaqësi në qeverinë e ardhshme. Në fund të fundit, qeveria është ekip. Do ishte përgjegjësi, nder për çdo republikan ta merrte postin për interes kombëtar e të shqiptarëve."- tha Mediu.

Të fundit