Flash News

Ditari i Opozitës

"Asnjë masa ndaj tij", Këlliçi: Pas Ballukut, Rama shpall të paprekshëm dhe Taulant Ballën

"Asnjë masa ndaj tij", Këlliçi: Pas Ballukut, Rama

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pasi Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka përjashtuar me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas përplasjeve dhe tensioneve të ashpra në Kuvend seancën e të enjtes, kurse deputetja Elda Hoti me 10 ditë. 

Ndërkohë Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës.

Në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se ashtu si edhe me Belinda Ballukun pak javë më parë, edhe në këtë rast, Edi Rama ka vendosur ta shpallë Ballën të paprekshëm.

Reagimi

Taulant Balla është në mënyrë permanente pas çdo tensioni e konflikti në Kuvend. Ai e ka këtë detyrën kryesore, pastaj vijnë të tjerat si kryetar grupi i PS.
Provokimi i Opozitës është mesa duket roli që i ka besuar Edi Rama dhe Taulant Balla po e kryen me zell të veçantë. Në kundërshtim me çdo normë, parim, traditë dhe në shkelje të hapur të rregullores dhe etikës, ai fyen dhe shantazhon deputetët e PD në çdo seancë.
Ashtu si edhe me Belinda Ballukun pak javë më parë, edhe në këtë rast, Edi Rama ka vendosur ta shpallë Ballën të paprekshëm.
Teksa ai është përgjegjësi për prishjen e parlamentarizmit dhe kjo është e provuar dhe lehtësisht e verifikueshme, asnjëherë nuk merren masa ndaj tij. Nxitësi i tensioneve shpërblehet vazhdimisht. Kukullat e Ramës në kuvend vendosin sistematikisht ndëshkimin e opozitarëve. Dhe ka vetëm falje për Taulant Ballën.
Ai është mbi ligjin, mbi rregulloren dhe mbi parlamentarizmin.
Pak javë më parë, ai ofendoi me gjuhë banditi zonjën Albana Vokshi. Këshilli i Rregullores ndëshkoi deputetët e PD që reaguan. Siç reagoi në fakt edhe EPP Women në Bruksel.
Dhe në seancën e fundit, ishte ai që krijoi sërish të gjithë tensionin. Sërish, përjashtohen përfaqësuesit e Opozitës. I rrihen shpatullat Taulant Ballës.
Përveç gardistit personal, tanimë masha e Edi Ramës ka dhe paprekshmëri ligjore, pasi asnjë normë nuk vepron mbi të.
Këtu ka përfunduar republika jonë.
Do të mjaftonte për të sjellë ndërmend se sa faqe përgjime ka për këtë qënie në SPAK, biseda, kontakte, pakte e marrëveshje me krimin e organizuar, që ai të mos ishte fare në atë aulë. Por me Edi Ramën bëma si këto, janë cv e pasur që të sigurojnë karrierë e promovim.
Shpallja e Ballës si i paprekshëm, është një tjetër sfidë që kryeministri më i korruptuar në kontinent i bën shoqërisë dhe shqiptarëve.
Qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë padrejtësi e pabarazi si këto.
Bashkohemi në shesh me 17 prill, t’i tregojmë vendin të paprekshmëve të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të fundit