Ditari i Opozitës

"Ata të gjumit, le t’i lemë në gjumë", Këlliçi i kthehet Veliajt: Të paska djegur fort Erion! U nise për t'i hedhur bojë 'Sahatit', por i nxore bojën vetes

"Ata të gjumit, le t’i lemë në gjumë",
Foto Ilustruese/ Kulla e Sahatit të Tiranës

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, vijon akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, referuar simbolit të kryeqytetit, Kulla e Sahatit.

Përmes një video në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan: “U nise Erion për t'i hedhur bojë Sahatit, por i nxorre bojën vetes”.

“Të paska djegur fort Erion!

Pasi publikuam video-skandalin e shumëkatëshit të betonit që po gllabëron Sahatin e Tiranës, simbol historik i kryeqytetit, Erioni u ngrit që me sabah, për të na u përgjigjur me një video HD për të gjitha punët e tij 3D.

U nise Erion për t'i hedhur bojë Sahatit, por i nxorre bojën vetes”, shprehet Këlliçi.

“Ata të gjumit, le t’i lemë në gjumë????! Ne kemi ende shumë punë të mira për të bërë në Tiranë????????”, shkruante në postimin e tij më herët kryebashkiaku Veliaj referuar akuzave të opozitës për ndërtimet krahas Kullës së Sahatit.

Ditari politik

Të fundit