Flash News

Ditari i Opozitës

"Atavizma të kohës së Sudes dhe Vebiut", Basha i përgjigjet Ramës: Njëlloj po bën dhe ti sot me lekët e qytetarëve

"Atavizma të kohës së Sudes dhe Vebiut", Basha i

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i cilësoi propozimet e PD për krizën energjitike si atavizma të kohës së Sudes dhe Vebiut.

Kreu i demokratëve tha se vetmja Sude është Rama, duke shtuar se ai u merr lekët qytetarëve dhe nuk ua kthen. Ai u shpreh se kryeministri e mban karrigen nga lidhjet që ka me persona të inkriminuar.

"Sudja është ajo që merrte lekët njerëzve? Kështu dhe i mbante për vete! Sudja ishte një person që i merrte lekët njerëzve dhe i merrte për vete. Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe quhet Edi Rama.

Këtë bënte dhe Sudja, këtë bente dhe Vehbiu, këtë ben sot Edi Rama. U merr lekët qytetarëve dhe s’ua kthen. Ky kapet pas karriges së kryeministrit, ajo ishte një hajdute ordinere, ky është kryeministri i vendit. Çfarë nuk ka bërë që të rri në atë karrige, dashni me personat e listës së zezë, masakër zgjedhore. Kujt i bie të jetë Sudja sot, është Edi Rama", tha Basha.

Të fundit