Flash News

Ditari i Opozitës

"Aty zhvillojmë aksionin politik", Noka: Nuk do ketë bojkot të Kuvendit nga opozita

"Aty zhvillojmë aksionin politik", Noka: Nuk do ketë bojkot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli mbi aksionin e opozitës në legjislaturën e re.

I ftuar në News 24 ai u shpreh se opozita nuk do të ekzekutojë skenarin e bojkotit, siç ka bërë vite më parë. SIpas Nokës, Kuvendi është vendi kryesor ku do të zhvillohet aksioni politik. 

"Ne kemi vendosur që të shfrytëzojmë çdo vend ku mund të bëjmë opozitarizëm dhe vendi kryesor i opozitës është parlamenti. Atje ne përçojmë vullnetin dhe zërin e qytetarëve. Ta harrojë kush se ne kemi për t’i lënë hapësirat bosh, e provuam një herë, na u kthye boomerang dhe kemi 7, 8 vjet që nuk po e marrim akoma veten nga ajo dhe nuk ndodh më.

Ka dy kuvende kombëtare të PD-së që është i 11 dhjetorit 2021 dhe 30 prillit 2022 që ka miratuar dy rezoluta që ndalojnë bojkotin e forcës tonë politike. Ne do jemi aty dhe do përballemi aty dhe kudo për të mbrojtur lirinë, demokracinë dhe kushtetutën e këtij vendi", tha Noka. 

 

Të fundit