Flash News

Ditari i Opozitës

"Avatar në vend të programit qeverisës", Këlliçi: Rama talli ‘menderen’ me shqiptarët sot në Parlament

"Avatar në vend të programit qeverisës",

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi foli për seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku u votua programi qeverisës i mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama. 

I ftuar në MCN TV, Këlliçi u ndal te momenti kur në sallën e Kuvendit u preznetua “Diella”, një program kompjuterik i përdorur nga Rama.

Sipas tij, prezantimi i një mesazhi përmes një “avatar-i” përbën një tallje me qytetarët dhe me institucionin e Kuvendit.

"Sot u bë shkelje tjetër, që gjatë fjalës së kryeministrit, të futet një personazh i tretë, të tallet menderja me qytetarët dhe deputetët, duke futur një avatar, një kompjuter, duke mbajtur ligjëratë për minuta të tëra. 

Rama këtë skenar donte dhe kur fliste ai, deptuetët e PD nuk kanë patur ndërveprim, kanë ndenjur qetë. 

Në momentin që ka hyrë personazhi, avatari, roboti Diella, që ka shpikur Rama, ka patur reagim nga deputetët pasi e kanë konsideruar fyerje dhe tallje me qytetarët. 

Është dhënë pushim, i është mohuar e drejta e procedurës, kërkesës për procedurë kreut të grupit parlamentar të PD. Niko Peleshi e ka nisur shumë mbrapsht punën e tij dhe mandatin", tha Këlliçi. 

Të fundit