Flash News

Ditari i Opozitës

“Babai i deputetit merr 10 mln lekë në muaj nga inceneratori i Tiranës”, Basha dhe Kryemadhi akuza ndaj Alqi Bllakos

“Babai i deputetit merr 10 mln lekë në muaj nga inceneratori i

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se babai i deputetit socialist Alqi Bllakos paguhej 10 milionë lekë në muaj nga inceneratori i Tiranës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se këtë rast e ka denoncuar një vit më parë në një emision televiziv. Ajo thotë se Lefter Koka nuk ishte “koka e aferës”.

Gjithashtu thekson se Bllako është pjesë e padisë së LSI-së në SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Duke theksuar se tashmë “topi” është në fushën e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi thotë se të përfshirë në këtë çështje janë ministra, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe ai i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe kryeministri Edi Rama.

“Sot një deputet i Kuvendit paska përmendur se babai i deputetit të PS Alqi Bllako, është punësuar me pagë 10 milionë lekë në muaj tek inceneratori i Tiranës.

Fakt ky, që unë e kam ekspozuar në datën  3 mars 2021, si dhe e kam denoncuar me prova në SPAK. Deputeti në fjalë dhe deputetja tjetër, që drejton komisionin hetimor, le të merren me përgjegjësinë penale të Erion Veliaj, nëse e kanë kaq seriozisht zbardhjen e aferës.

Koka nuk ishte koka e inceneratorëve. Bllako e ka padinë me emër nga LSI për rolin e tij dhe pagën e babait. Ashtu edhe Rama, Veliaj, Subashi, e ministrat rilindas të përfshirë”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit