Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Opozita është e bashkuar, Bardhi do të jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Baçi: Opozita është e bashkuar, Bardhi do të jetë

Deputeti i PD, Luan Baçi deklaron se opozita do të vazhdojë të qëndrojë fuqishëm edhe pas veprimeve politike që SPAK ka ndërmarrë ndaj kreut të PD, Berisha.

I ftuar në Syri tv, deputeti thotë se nuk u përdor i njejti standard nga parlamenti, duke marre shkas nga rasti i ish ministrit Saimir Tahiri. 

"Ne si parlamenti i japim leje SPAK-ut të atëhershëm për Tahirin që të bllokohet pasaporta dhe kërkohej leje për detyrim paraqitje një standart të cilin SPAK nuk e ka përdorur për Berishën dhe kjo është e qëllimit për arsye që të bllokohet Sali Berisha.

Detyra jonë është të vazhdojmë aksionin tonë politik dhe jemi në takim me demokratët që të organizojmë protesta të vazhdueshme dhe ne do të vazhdojmë aksionin tonë opozitar dhe goditja që i bëhet Berishës është një goditje ndaj opozitës.

Sot çdo demokrat e ndjen veten Sali Berisha sot dhe do të vazhdojmë të rezistojmë deri sa të përmbyset ky regjim autoritar që është instaluar në Shqipëri.

Bardhi nuk ka nevojë ë të ftohet në PD, ai është pjesë e PD dhe bashkimi i grupit parlamentar bëri që Rama të reagonte fuqishëm ndaj opozitës, jam i bindur se si jemi të bashkuar në aksionin opozitar ashtu do të jemi dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD", tha Baci. 

 

Të fundit