Flash News

Ditari i Opozitës

Bajram Begaj kandidat i PS për kreun e shtetit, vjen reagimi i parë nga demokratët: Ai s'mund të jetë Presidenti i ri

Bajram Begaj kandidat i PS për kreun e shtetit, vjen reagimi i parë

Vjen reagimi i parë në radhët e demokratëve pasi PS ka zbuluar kandidatin zyrtar të saj për presidentin e ri të republikës, i cili pritet të votohet nesër pasdite në kuvend.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Genc Pollo në një postim në rrjetet sociale shkruan se Begaj nuk mund të jetë President i Republikës pasi ka përgjegjësi morale dhe penale, për zhvatjen e bazave detare të ushtrisë. 

“B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura! Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!! As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!”, shkruan Pollo në Facebook.

Të fundit