Flash News

Ditari i Opozitës

Bajram Begaj zgjidhet president sot nga PS, ku ndahen e ku bashkohet dy palët në PD

Bajram Begaj zgjidhet president sot nga PS, ku ndahen e ku bashkohet dy

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-major Bajram Begaj pritet të votohet sot nga Parlamenti si Presidenti i ri i Republikës.

Bajram Begaj është propozimi i Partisë Socialiste, kandidaturë që u bë publike të premten mbrëma dhe po kështu u pranua edhe nga vetë gjenerali.

Nga ana tjetër, ashtu siç pritej kandidatura është kundërshtuar nga PD.

Megjithatë, edhe në këtë rast të dyja palët brenda PD janë ndarë sërish në qëndrime. Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se do të votojnë kundër kandidatit të Kryeministrit Rama për President, ndërsa grupimi i Enkelejd Alibeajt ka deklaruar se nuk do të jenë në Kuvend për të votuar.

Të fundit