Flash News

Ditari i Opozitës

Balla në krye të ministrisë së Brendshme, Bardhi: Iu dorëzua krimit të organizuar

Balla në krye të ministrisë së Brendshme, Bardhi: Iu

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas shkarkimit të Bledi Çuçit dhe emërimit të Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.

Bardhi shkruan në Twitter, se ministrat e Brendshëm janë për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa në qeverinë Rama vendosen njerëz me lidhje të forta me krimin.

Bardhi thotë se emërimi i Ballës në krye të Ministrisë se Brendshme nga Rama tregon se shteti ka kapitulluar.

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!”, shkruan Bardhi.

Të fundit