Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu akuza qeverisë: Sa më shumë të thithësh kokainë në PS, më lart ngjitesh në karrierë

Balliu akuza qeverisë: Sa më shumë të thithësh

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ai ka thënë për “Open” se e vetmja alternativë që qeveria u ka ofruar të rinjve është droga.

Më tej shtoi se kriteri i socialistëve për t’u rritur në karrierë është të qënurit sa më shumë trafikant.

“Ju drogën e bëtë institucion. Vrasjet që bëhen sot janë të moshës 25-vjeç. Çfarë ofruat ju? Je trafikant, je drogaxhi, je vrasës futesh në Parlament. Ke diplomë nuk futesh dot në parlament sepse këtë standard vendosi ky vrasësi. Ju keni sot te Porti i Durrësit, dhe tani 60 % që duan të fshinë Portin e  Durrësit e ta bëjnë Dubai nuk e gjejnë dot.

Institucionet dhe deputetë në nivele më të larta të politikës shqiptare janë të përfshirë. Ju thonit, ministri më i mirë, më i bukur. Policia juaj doli e tha, ‘faleminderit Saimir Tahiri’. Sa më shumë ta thithës kokainë në PS më lart ngjitesh në karrierë. Kush e thith më shumë nga të gjithë është kryetari”, u shpreh Balliu.

 

Të fundit