Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Më 18 dhjetor ka antikuvend, më 11 mblidhet Kuvendi Kombëtar. Basha do të shkarkohet

Balliu: Më 18 dhjetor ka antikuvend, më 11 mblidhet Kuvendi

Kuvendin e 18 Dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha dhe të votuar nga Kryesia e PD-së, ish-deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar më shumë si një antikuvend, ‘që për mision ka shkatërrimin’.

“Data 18 është anti-kuvend ndaj Kuvendit të PD. Data 18 është anti-kuvend njëlloj si mitingjet e Ramiz Alisë që i bënte PD. Data 18 është një anti-kuvend për të qarë hallet e PD dhe jo çështjet e PD.  Kemi një anti-kuvend që ka për mision shkatërrimin e PD sipas zëdhënës së Bashës, Grida Duma.  Anti-kuvendi i Bashës nuk ka lidhje me interesat e Bashës dhe të PD”, tha Balliu.

I ftuar në Ora News, Balliu u shpreh se Kuvendi i mbledhur më 11 Dhjetor do të vulosë përfundimisht fatin e krydemokratit, duke e finalizuar me shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

“Basha ka vetëm interesin për të ruajtur karrigen e tij. Shumica do të vendosë më datë 11 në Kuvendin Kombëtar të  PD.  Çfarëdolloj mitingjesh që të zhvillojë Basha për të mbrojtur regjimin Rama- Basha, nuk do ia dali dot kurrsesi që të marrë PD dhe të ja shesë Edi Rama. Lulzim Basha do shkarkohet me datë 11. Më 11 mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD siç e kanë kërkuar delegatët e PD dhe pakica që përfaqësohet nga Basha do të shkarkohet dhe do të vazhdojë me ringritjen e PD dhe të aksionit opozitar për të larguar qeverinë e cila ka larguar rininë, që ka mbushur parlamentin me kriminelë. Për të rrëzuar këtë qeveri duhet një opozitë e vërtetë dhe jo një opozitë që i shërben qeverisë”, tha ish-deputeti.

Të fundit