Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku shmang interpelancën, Shehaj: S’ka kohë të shpjegohet për vjedhjet, se hedh valle te festat e PS

Balluku shmang interpelancën, Shehaj: S’ka kohë të

Deputeti Agron Shehaj deklaroi nga Kuvendi se zv.kryeministrja Belinda Balluku prej 6 muajsh, po i shmanget interpelancës që ka kërkuar për rrugën Thumanë-Kashar.

Shehaj u shpreh se Balluku nuk ka kohë për të dhënë shpjegime për vjedhjen e 3 miliardë eurove, por për të harxhuar para me këngë e valle në festat e PS.

“Kanë kaluar të paktën 6 muaj në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun dhe përsëri nuk po ndodh. Kanë ndodhur interpelanca të tjera, por nuk ka ndodhur kjo, sepse nuk keni vendosur dot datën. Vendoseni vetë datën, ministrja tha isha unë po s’ishe ti. Por duhet të vendosni ju, kam 6 muaj që e kam bërë.

Rekord me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km nga 10 vite kontratë në 35 vjeçare, janë 3 mld euro nga paratë e shqiptarëve, nuk mund të fshiheni. Kishte reaguar me një çarçaf sharjesh e ofendimesh dhe me thelbin nuk ishte marrë, që keni vjedhur, duhet të jepni llogari.

Më çoi mesazh se ishte e zënë këtë javë, por ku shoh një postim, e shoh se hidhte valle me militantët e PS për festa. Ky është skandal! S’ka lekë për pensionet, arsimin, etj., thoni s’ka para, por ka për festat e PS-së! Kur vjen puna për vjedhjet skandaloze të një rruge 20 km ju fshiheni. Keni vjedhur paratë e qytetarëve. Mund të na thoni kur do bëhet, apo është e paprekshme ministrja Balluku”, u shpreh Balluku.

Të fundit