Flash News

Ditari i Opozitës

Balluku zv.kryeministre, Berisha: Kthehet miss Hajnia, 200 mijë euro shpenzon për luksin në zyrë

Balluku zv.kryeministre, Berisha: Kthehet miss Hajnia, 200 mijë euro

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Edi Rama vendosi zv.kryeministre Belinda Ballukun që të ndajnë bashkë paratë e vjedhura.

Ai e akuzoi Ballukun se drejton një ministri që ndërton rrugë me çmime 10 herë më të larta krahësuar me standardin europian. Sipas tij, Balluku shpenzon për luksin e zyrë së saj 200 mijë euro.

“Ajo ka një meritë të vetme: ndarjen e parave të vjedhura që kur punon në bashki me Edi Ramën gjer më sot. Belinda Balluku është autorja, drejton ministrinë që ndërton rrugë me çmime të 10 apo 12-fishta në krahasim me standardin evropian.

Ajo shpenzon në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Po kjo është vetëm kafeja e Belinda Ballukut.

Në ministrinë e saj dhe ndërmarrjet që varen prej saj, i dëgjuat kërcënimet energjetike të Edi Ramës.

Qytetarët duhet ta dijnë se kanë bërë 60 shitje e blerje ditore, njësoj si zarfat për pensionistët e djegësave, edhe këta me tendera ditorë kanë bërë blerje 2 apo 3-fish më shumë se bursa.

Vetëm që të ndajnë para me njëri-tjetrin. Nuk është e rastit që ikën një superhajdut dhe kthehet miss hajnia në zëvendësimin e tij”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit