Flash News

Ditari i Opozitës

Lidhja me Mërtirin, Berisha: E shkarkoi që të arratiset. Pse Arben Ahmetaj është strumbullari i aferës së inceneratorëve

Lidhja me Mërtirin, Berisha: E shkarkoi që të arratiset. Pse

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për inceneratorët në një deklaratë për mediat nga selia blu, pas shkarkimit të Arben Ahmetajt. Ndërsa Edi Ramën e konsideroi “kokën” e të ashtëquajturës aferë, për Ahmetajn tha se është strumbullari.

Kryedemokrati sqaroi lidhjet e Ahmetajt me administratorët e kompanive të inceneratorëve. Ai deklaroi se ish-ministri ka pësuar një aksident në Maqedoninë e Veriut, teksa ishte i shoqëruar me ta.

Shkarkimi i Ahmetajt, sipas Berishës, ka vetëm një shpjegim, shpëtimin e kryeministrit Edi Rama.

“Pse Arben Ahmetaj është strumbullari? Ekipi i kësaj megavjedhje ka pasur tre ushtarë: Zoton, Gugalen dhe Mërtirin. Arben Ahmetaj, i pyetur në komisionin parlamentar, paraqiti traumën e tij, por nuk pohoi njohjen me Mërtirin.

Unë u them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, me të cilën Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse, që kapin vlerën e 13 milionë eurove. Arben Ahmetaj pësoi një aksident kur ishte i shoqëruar në Maqedoni me këta mafiozë.

Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak por 55 milionë euro.

Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës. Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës”, tha Berisha.

Ai shtoi se Ahmetaj është arratisur shumë vite më parë në Rumani. Sipas Berishës, po përsëritet situate. Teksa deklaroi se Rama i dha mundësinë Ahmetajt që të largohet, kryedemokrati u shpreh se s’ka shpëtim.

“Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.

Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur. E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje”, shtoi Berisha.

 

Të fundit