Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali/ Berisha për inceneratorët: Paratë për pagesat u morën fondi i emergjencave me urdhër të Ramës

Skandali/ Berisha për inceneratorët: Paratë për pagesat u

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, teksa komentoi ndryshimet në qeveri dhe foli për çështjen e inceneratorëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se me urdhër të Edi Ramës paratë për inceneratorët u morën nga fondi i emergjencave.

“Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj.

Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave.  Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore.

Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët”, tha Berisha.

Ky i fundit shtoi se vetëm në inceneratorin e Tiranës vjedhja shkon në 283 milionë euro.

“Në rastin e inceneratorit të Tiranës, në shkelje të plotë, ai firmos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që u përdor për të gjitha vjedhjet. Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen. Duhet të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro”, shtoi kryedemokrati.

 

Të fundit