Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia ironizon socialistët: Zonja dhe zotërinj, nëse ka gjini të tjera të vetëdeklaron në komision

Spahia ironizon socialistët: Zonja dhe zotërinj, nëse ka gjini
Një moment i pazakontë është shënuar në Komisionin e Shëndetësisë, ku kryetari Bardh Spahia i PD-së përballi deputetët socialistë me ligjin që u hap rrugën deklarimeve për më shumë se dy gjini.

Në hapje të mbledhjes, Spahia, pasi iu drejtua kolegëve me fjalët “zonja dhe zotërinj”, dhe shtoi me ironi djegëse: “Nëse ka gjini të tjera, ju lutem vetëdeklarohuni, që t’ju trajtojmë njësoj si burrat dhe gratë në komision.”

Ironia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga mazhoranca. Nënkryetari socialist i komisionit, Eduard Shalsi, nisi të qeshë në mënyrë të dukshme nga sikleti, pa bërë asnjë përpjekje për të mbrojtur ligjin që vetë PS e miratoi dhe që, sipas opozitës, bie ndesh me direktivën e BE për barazinë gjinore e cila njeh vetëm dy gjini: burrë dhe grua.

Spahia është një nga kundërshtarët më të fortë të nismës së qeverisë për “identitet të shumëfishtë gjinor”, që parashikohet të futet me detyrim edhe në tekstet shkollore.

Në vijim të debatit publik, për të shtunën është paralajmëruar një marshim para Presidencës, ku kërkohet që Presidenti të mos e dekretojë ligjin dhe ta rikthejë për rishqyrtim.

Të fundit