Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi akuza Ballukut: 6 projekte korruptive sa buxheti i Tiranës

Bardhi akuza Ballukut: 6 projekte korruptive sa buxheti i Tiranës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka renditur akuzat ndaj Belinda Ballukut.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se vetëm 6 projekte korruptive me vlera që sipas tij, barazohen me buxhetin vjetor të Bashkisë së Tiranës.

"Ëndrrat dhe planet e Belinda Ballukut, që nuk përfshijnë ato të Ogertës, për mungesë hapësire në poster!

Vetëm në 6 projekte korruptive vlera e vjedhjes arrin sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë me këtë CV të pasur vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë NËNSHTRUAR!

….Ëndrrat dhe planet vazhdojnë sigurisht për veten dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që detyrojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të braktisin të pashpresë Shqipërinë!", shkruan Bardhi.

Të fundit