Flash News

Ditari i Opozitës

“Bardhi, Alibeaj, Tabaku, Rushaj dhe Duma të paligjshëm”, Basha i përgjigjet Berishës: Gjuha jote më trishton

“Bardhi, Alibeaj, Tabaku, Rushaj dhe Duma të paligjshëm”,

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” së djeshme në një takim me gratë e PD-së ishte mjaft i ashpër ndaj sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku.

Sipas Berishës ata janë të paligjshëm në postin e tyre pasi janë emëruar nga Basha dhe nuk janë votuar me votë të fshehtë në Këshillin Kombëtar.

I pyetur në një intervistë për tv Klan lidhur me këtë deklaratë, Basha tha se largimi i tyre nuk ka për të ndodhur.

Jo, sjelljet dhe veprimet dhe gjuha e Sali Berishës ka kohë që ka kaluar çdo cak njerëzor dhe jo më politik. Ndërsa të kërkosh logjikë në ato që thotë po bëhet e pamundur.

Në standardet që përdor, janë jo standarde të dyfishta por të pesë-fishta. Ajo që më trishton më shumë se gjithçka, është konvergimi i plotë që ka në sulmet që bën, në gjuhën që përdor dhe në demokratët që zgjedh për të sulmuar, në veçanti demokratët që përfaqësojnë vullnetin përmes zgjedhjes së tyre në organet legjitime dhe forumet legjitime të Partisë Demokratike.

Konvergimi pra me Edi Ramën, me kundërshtarin kryesor të demokratëve. Bashkimi tashmë edhe në një gjuhë, edhe në shënjestra i Sali Berishës me Edi Ramën është nga njëra anë diskreditimi më i madh që i bëhet Sali Berishës, që i bën vetes së tij dhe nga ana tjetër tregues i qartë se e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një betejë personale për të mbajtur peng Partinë Demokratike, për interesa personale të Sali Berishës.  Nuk ka për të ndodhur!”, u shpreh Basha.

 

Të fundit