Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: E paimagjinueshme të merren materialet e redaksisë pa vendim gjyqësor!

Bardhi: E paimagjinueshme të merren materialet e redaksisë pa vendim

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi u bastis redaksia e News 24 nga policia pasditen e sotme nga policia dhe ushtria. 

Në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilesuar të paimagjinueshme të merren materialet e redaksive mediatike pa asnjë vendim apo kontroll gjyqësor. 

"E paimagjinueshme të merren materialet e redaksive mediatike pa asnjë vendim apo kontroll gjyqësor. Ky është një krim shtetëror që po ndodh para kamerave dhe që ka përgjegjës. Konfiskime pa gjyq bëhen vetëm në regjime diktatoriale. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë!", shkruan Bardhi. 

 

Të fundit