Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Krimi i organizuar ka detyruar drejtorin të zhvendosë Hipotekën nga Vlora në Tiranë

Bardhi: Krimi i organizuar ka detyruar drejtorin të zhvendosë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi u ndal në seancën e sotme parlamentare te mbyllja e Hipotekës së Vlorës dhe transferimit të saj në Tiranë. 

Bardhi akuzoi se krimi i organizuar dhe përdorimi i policisë po ndikojnë në mbylljen e institucionit, duke detyruar zhvendosjen e stafit drejt Tiranës.

Deputeti kërkoi llogari për këtë situatë, duke vënë në pah vonesat e mëdha në administrimin e çështjeve të pronës dhe pasojat që ka kjo për qytetarët dhe bizneset lokale.

"Ajo duhet të japë llogari sesi policia përdoret për të rrëmbyer biznesmenë e jo më të mitur. E mbyllën hipotekën e Vlorës se policia nuk garanton dot institucionet publike, krimi i organizuar çdo ditë në hipotekë dhe ka detyruar drejtorin e përgjithshëm të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë.

Pse nuk flet që po mbyllet hipoteka në Vlorë? Ka 3 vite që nuk mbyll dot 1 muaj një drejtor atje. Për këto të vijë të flasi jo për mesazhet që i çon nga arratia Ergys Agasi”, tha Gazment Bardhi.

 

Të fundit