Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i përgjigjet Ramës: Fute në Parlament trafikantë e vrasës

Bardhi i përgjigjet Ramës: Fute në Parlament trafikantë e

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së Ramës, i cili tha se opozita futi në politikë fjalorin e rrugëve.

Bardhi shprehet se Rama futi 65 gardistë në sallë për ta mbrojtur teksa miratonte buxhetin që financon vetëm PPP-të.

Ndër të tjera, Bardhi i drejtohet Ramës duke i thënë se ishte ai që futi në politikë e parlament trafikantë e vrasës.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar,” tha Bardhi.

 

Të fundit