Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi i zë vendin Alibeajt, reagon Berisha: Nuk njohim strukturat paralele

Bardhi i zë vendin Alibeajt, reagon Berisha: Nuk njohim strukturat paralele

Sali Berisha u informua nga një prej gazetarëve në konferencën për shtyp se Gazmend Bardhi është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ky i fundit u zgjodh pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga të gjitha funksionet pas humbjes së zgjedhjeve lokale më 14 maj.

Berisha tha se Partia Demokratike nuk njeh asnjë strukturë paralele.

“Nuk kam asnjë koment, përvec se ftoj të gjithë deputetët e PD që të bashkohen dhe të bëjnë betejë për zgjedhjet e lira. Nuk njohim asnjë strukturë paralele të Partisë Demokratike. I ftoj të ulen dhe të flasim. Faktet të kryera nga askush nuk njohin. Ka rregulla dhe statut”, tha Berisha.

Të fundit