Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi ironizon Bashën: Mos u çudisni kur të vetëshpallet mbreti i Anglisë

Bardhi ironizon Bashën: Mos u çudisni kur të vetëshpallet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi reagoi me tone të ashpra, pasi Lindita Nikolla njoftoi nga Kuvendi se kryetar i grupit parlamentar të PD-së, është Lulzim Basha.

Brdhi ironizoi duke thënë se mos u çudisni që Basha të vetëshpallet edhe mbret i Anglisë.

Bardhi: Pasi u vetëshpall kryetar partie u shpall kryetar grupi mos u çudisni do vetëshpallet mbret i Aglisë shumë shpejt. Nuk është çudi që të arrijmë këtë pikë. I kërkoj ndjesë qytetarëve që në vend të merremi me hallet e tyre, kryetari i grupit parlamentar të PD ashtu si PS zgjidhet nga anëtarë të grupit në parlament. Nuk zgjidhet as nga kryeministri, as nga një grup tjetër parlamentar.

Unë nuk flas asnjëherë pa informacione. Kryetari i grupit parlamentar e zgjedhin deputet të Kuvendit, as Edi Rama as deputetë të tjerë. Kryetarja referon vetëm komunikimet me grupet parlamentare, është një lojë e kryetares së Kuvendit dhe e Edi Ramës. Deri në ditën kur do të kem besimin e  shumicës së deputetëve nuk tërhiqem. I përsëris apelin zotit Basha, për t’u bërë kryetar i grupit i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, e 19-ta do të jetë e imja. Ja kam borxh për shkak të bashkëpunimit.

Të fundit