Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi jep detaje për vettingun në politikë, kush do të preket dhe sa do të zgjasë

Bardhi jep detaje për vettingun në politikë, kush do të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dhënë detaje lidhur me amendamentit që ka propozuar PD për Vettingun e politikanëve.

I ftuar në Opinion, Bardhi u shpreh se parashikohet që vettingu do të mbarojë për 3 vjet dhe subjekt i tij do të jenë jo më shumë se 250 persona.

Bëhet fjalë për deputetë, ministra, Kryeministri, guvernatori i Bankës, kryetari i KLSH, drejtuesi i SHISH, Avokati i Popullit, kryetarët e Bashkive dhe Presidenti.

Janë jo më shumë se 250 subjekte sipas këtij amendamenti. Për 3 vjet parashikon ligji. 250 politikanë ku përfshihen deputetët, anëtarë të Këshillit të Ministrave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtori i SHISH, Avokati i Popullit, Presidenti i Republikës dhe kryetarët e Bashkive”, tha Bardhi

Të fundit