Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi kundër rritjes së pagave në ‘Kushtetuese’: Një gjyqtar që jep 5 vendime në vit nuk meriton të paguhet

Bardhi kundër rritjes së pagave në ‘Kushtetuese’:

Rritja e pagave në Gjykatën Kushtetuese ka qenë pjesë e diskutimeve sot në seancën parlamentare.

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë aq vështirësi për ta patur këtë privilegj që lidhet me rritjen e pagave.

Sipas tij, një gjyqtar që jep 5 vendime në vit nuk meriton të paguhet.

Nëse ke respekt për Gjykatën Kushtetuese respekto vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne nuk jemi kundër asnjë ligji që rrit eficencën e gjykatës. Ne jemi në grup pune që po punojmë për paketën ligjore në bashkëpunim me aleatët. Ne në grup pune kemi rënë dakord për një gjë thelbësore,ne nuk do të pranojmë asnjë privilegj shtesë për prokuror dhe gjykatës.

Kur janë miratuar rritja e pagave për administratën dhe legjislativ,ne çuam një amendament ku ju u përgjigjët që ne e kemi nisur nga reforma në drejtësi, për sistemin e drejtësisë.

Ju nuk mund të më thoni mua për anëtarët e gjykatës kushtetuese që kanë vështirësi pune më shumë se prokurorët e SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Ata kanë hequr dorë nga disa privilegje personale.

Një gjyqtar që jep 5 vendime në vit nuk meriton të paguhet, me gjithë respektin. Ju po bëni një tentative të qartë që të keni kontroll mbi gjykatën kushtetuese. Doni të bëjmë rritje pagash nise nga prokuroria e posaçme.“- ka thënë Bardhi në fjalën e tij.

 

Të fundit