Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi mbledh sot në takim përbashkues deputetët e opozitës

Bardhi mbledh sot në takim përbashkues deputetët e opozitës

Sot pritet të mbahet takimi i përbashkët mes deputetëve të opozitës i thirrur nga Gazment Bardhi. Takimi do të mbahet në orën 12:00 tek Hotel Tirana.

Ftesa e Bardhit u është dërguar të gjithë deputetëve të opozitës. Kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj pozitivisht ftesës së Bardhit dhe tha se do të marrin pjesë në takim.

"Ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës. Do të marrim pjesë", tha Berisha.

Ndërsa Lulzim Basha nuk do të jetë në tryezën e përbashkët. Ai pretendoi se është kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar, por këtë të fundit do t’ia delegojë si funksion nënkryetarit të partisë.

"Dua të deklaroj hapur se si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar. Do ta delegoj te një nga nënkryetarët e PD, siç ka qenë më parë", tha Basha.

Situata mes Bardhit dhe Bashës u tensionua në Kuvend kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla citoi si kryetar të grupit parlamentar Bashën.

Të fundit