Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Në fushatë pata përballë një makineri që përshinte 70% të institucioneve kyçe

Bardhi: Në fushatë pata përballë një makineri që

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se ai ka qenë i vetmi drejtues qarku që u zhvendos me banim në Fier disa muaj para zgjedhjeve.

I ftuar në Euronews Albania, Bardhi shton se ka bërë maksimumin në atë fushatë, pasi sipas tij ka pasur përballë një makineri që përshinte 70 për qind të institucioneve kyçe. 

“Kam bërë maksimumin në atë fushatë, kam pasur përballë një makineri që përshinte 70 për qind të institucioneve kyçe për shkak të kundërshtarit që kisha përballë të administratës publike, isha vetëm me strukturën e partisë 12 vjet në opozitë…

Kam qenë gjithë kohën në terren, jam i vetmi drejtues politik që jam zhvendosur në qytetin e Fierit me banim që në muajin janar.

Është e vërtetë nuk kam pranuar të shfaqem në media gjatë kohës kur numëruesit tanë ishin në betejë për çdo votë, aktiviteti është publik”, tha Bardhi.

Të fundit