Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi i përgjigjet Pampurit: Luli informo zëdhënësen se takimet skutave nuk prodhojnë efekt

Korreshi i përgjigjet Pampurit: Luli informo zëdhënësen se

Demokrati Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, i është drejtuar sot me një shkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Por pas letrës së Bardhit, ka reaguar Orjola Pampuri e cila bëri një postim në median sociale, duke shkruar se PD nuk ka shprehur asnjë qëndrim dhe nuk ka autorizuar askënd për të negociuar për çështjen e Avokatit të Popullit.

Ndërkohë, deputeti deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka reaguar ashpër ndaj Pampurit duke shkruar:

Zëdhënësja e ekipit “Dvorani” duhet informuar që përzgjedhja e Avokatit të Popullit është një proces parlamentar dhe një çështje që nuk pret derisa të dakordësohet, skutave, takimi i radhës i shokut Luli, apo punimet në “Santorini Residence”.  Të dy grupeve parlamentare PS dhe PD u është kërkuar një proces i shpejtë dhe transparent, për të çuar përpara procesin përzgjedhës, pa vonesa të tjera të paarsyeshme. Shoku Luli duhet ta informojë zëdhënësen se takimet skutave nuk prodhojnë asnjë efekt për Grupin Parlamentar të PD. Seanca e datës 21-22 Dhjetor 2022 e provoi këtë!” 

Të fundit