Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi nxjerr pamjet nga Kuvendi: 43 gardistë në sallë

Bardhi nxjerr pamjet nga Kuvendi: 43 gardistë në sallë

Deputetët e opozitës kanë shkuar në sallën e Kuvendit para se të nis seanca plenare.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, theksoi se ky nuk është më parlamenti që përfaqëson qytetarët.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga salla e Kuvendit, shihet prani e madhe e punonjësve të Gardës së Republikës.

“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda.”, shkruan Bardhi.

Të fundit