Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi sulmon Berishën: Po furnizon me “karburant” revolucionin kundër SHBA-së

Bardhi sulmon Berishën: Po furnizon me “karburant” revolucionin

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ish-liderit Sali Berisha nga Dibra se "kandidati i Bashës të shkojë andej nga erdhi".

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka sulmuar Berishën, ndërsa shkruan në rrjetet sociale se, “nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me ‘karburant’ revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.

Bardhi ka shtuar se votat për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” më 6 mars janë kundër demokratëve dhe se fuqizojnë Edi Ramën.

Të fundit