Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi paralajmëron: Mazhoranca po na shtyn drejt akteve ekstreme

Bardhi paralajmëron: Mazhoranca po na shtyn drejt akteve ekstreme

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha mazhoranca se po i pamundëson punën opozitës në Parlament dhe po i mohon të drejtat kushtetuese.

Nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha se opozita po shtyhet drejt akteve ekstreme.

“Dua të informoj opinioni mbi vendosmërinë e secilit prej kolegëve për t’i pamundësuar mazhorancës punën normale në Kuvend, njëlloj si mazhoranca i ka pamundësuar punën opozitës së vendit. Qëllimi jonë është që Parlamenti të funksionojë normalisht. Mazhoranca do duhet të tërhiqet nga shkelja e Kushtetutës. Opozita është në këtë betejë në parlamentare për të drejtat e veta kushtetuese. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve eksteme. Sa më shumë kalojnë ditët, opozita e vendit nxitet të shkojë drejt akteve ekstreme”, deklaroi Bardhi.

 

Të fundit