Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Njëanshmëria nuk e ndihmon procesin

Bardhi pas mbledhjes së grupit të PD: Njëanshmëria nuk e

Gazment Bardhi , deputeti i PD-së dhe i mandatuari i grupit të Enkelejd Alibeajt ka zbardhur disa detaje mbi takimin me kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, pas mbledhjes së grupit, sa i takon procesit të negociatave të bashkimit të PD.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces dhe se do duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi i sinqertë mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues për zgjedhjet vendore.

Bardhi: Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqertë të demokratëve. Asnjë nuk ka pasur asnjë qëndrim për çështje të caktuara. Apeli im, duke ndjekur të gjithë zhvillimet, është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces.

Demokratët duhet të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën. Këtë proces e dëmton njëanshmëria. Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin e një pjesë të demokratëve, nuk e ndihmon hallin tonë për të mundur Ramën.

Sot kam shkëmbyer disa mendime së bashku me zotin Paloka për të gjetur një rrugë se si të bashkëpunojnë demokratët. Flas për pozicione të ngurta të secilës palë në grupin parlamentar. Nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionin e tyre, bashkëpunimi minohet.

Të fundit