Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un?

Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un?

Deputeti Gazment Bardhi është shprehur se dikush apo diçka “i ka mbyllur gojën kryeministrit Rama në lidhje me SPAK-un”, teksa e ka shoqëruar postimin me një video të tij.

Bardhi përmes një postimi në rrjetin social “X”  ka postuar një video ku Rama fillimisht i kërkon SPAK të bëjë detyrën, ndërsa më pas shprehet se mbi drejtësinë nuk duhet të ketë ndërhyrje.

Ai shkroi se Rama nga asambleja në asamble i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën ndërsa më pas shkoi te “mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk”.

 

Të fundit