Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi publikon videon: Ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik

Bardhi publikon videon: Ligjet me porosi janë shkalla më e lartë

“Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porositin ligje për investime të pakërkuara, të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes”, thuhej në Raportin e ‘Transparency International’ të publikuar në prill të këtij viti.

“Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njeriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari.”, shprehet Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se me firmë personale të Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.

Reagimi i plotë i Kreut të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit:

Në 22 Mars 2024 Edi Rama ndryshoi në ligjin “Për Gardën e Republikës” kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Ndryshimet e porositura synonin që të emëronin në krye të Gardës, porositësin e ndryshimeve ligjore. Me emër dhe mbiemër në atë seancë plenare denoncova arsyet e ndyshimeve në ligj. Edi Rama dhe deputetët e tij e mohuan.

Por, denoncimi ishte i vërtetë dhe koha e provoi.

Në 10 Shtator 2024, Edi Rama emëroi në krye të Gardës së Republikës porositësin e ndryshimeve ligjore. Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.

Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari. Ky korrupsion i konsumuar në bashkëpunim nga Edi Rama dhe deputetët e tij nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Ndryshe vijon qetësisht parimi: “Një drejtësi për Edi Ramën, dhe një drejtësi tjetër të ndryshme për këdo tjetër”!

Të fundit