Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi reagon pas tensioneve në kryesinë e PD-së

Bardhi reagon pas tensioneve në kryesinë e PD-së

Gazment Bardhi ka reaguar për tensionet gjatë mbledhjes së kryesisë partisë.

Nëpërmjet një postim në Twitter, Bardhi dënon me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve demokratë ndërsa shprehet se dhuna verbale, presioni apo shantazhi nuk janë mjete politike.

Sipas Bardhit, kjo sjellje hedh në erë bashkëjetesën brenda PD si edhe dërrmon besimin e qytetarëve tek kjo forcë politike.

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.“, shkruan ai.

 

Të fundit