Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi rizgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ja posti që mori Këlliçi dhe Alizoti

Bardhi rizgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë  propozuar që në krye të Grupit Partlamentar të Partisë Demokratike të qendroi Gazmend Bardhi.

Nënkryetarë do të jenë Belind Këllici dhe Tomorr Alizoti, sekretare Elda Hoti dhe zëdhënëse Ledina Alolli.

Ky grup do të përfaqësojë PD-në në Kuvend dhe do të udhëheqë aktivitetin parlamentar të partisë në këtë legjislaturë.

“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Ajolli.

Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Kryetar i grupit Parlamentar të PD: Gazment Bardhi

Nënkryetar Belind Këllici dhe Tomorr Alizoti

Sekretare Elda Hoti

Zëdhënëse Ledina Alolli

Të fundit