Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, është ilegjitim

Bardhi: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës,


Gazment Bardhi ka thënë se nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe as mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nesër nga Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ ai tha procesi është ilegjitim dhe shtoi se Basha nuk ka as firmën as vulën.

"Së pari ne jemi grupi parlamentar i PD-së. Në atë tryezë unë kam ftuar edhe kolegë që formalisht janë regjistruar edhe në grupe të tjera opozitare. Jemi takuar dhe kemi diskutuar formësimin e një axhende të përbashkët opozitare në parlament. Në tryezë janë ftuar 59 deputetët e opozitës. Ka qenë i ftuar edhe Basha dhe kolegë të tjerë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar nesër është një proces jolegjitim po ashtu edhe Kuvendi i 2 shtatorit. Basha nuk ka as firmën as vulën", tha Bardhi.

Të fundit