Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi 'shuplakë' Bashës: Nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të PD

Bardhi 'shuplakë' Bashës: Nesër nuk ka Kuvend

Deputeti Gazment Bardhi e konsideroi nul Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashës.

”Nuk e ndjek faqen e tij të Facebook-ut, nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të PD. Ai thirret sipas statutit”, u shpreh Bardhi.

Teksa komentoi grupet parlamentare, Bardhi tha se deputetët kanë nevojë për bashkim forcash dhe jo për ndasi.

“Rrymat brenda grupeve politike nuk janë rryma brenda grupeve parlamentare, unë jam deputet i grupit parlamentar të PD-së. E rëndësishme është çfarë bën shumica e deputetëve, ne s’kemi nevojë për ndasi, por për bashkim forcash. Kush vendos të vazhdojë lojën e gëc mëceve, do të thotë se nuk është anëtar i opozitës”, tha Bardhi.

Të fundit